Boksierja Alnera Brahimi u stolis me medalje të argjendtë në kategorinë 70 kg në Kampionatin Evropian për të reja, që po mbahet në Sofje.
Ky është sukses i jashtëzakonshëm dhe medalja e dytë brenda pak ditëve, pasi që me medalje të argjendtë është stolisur edhe Remzo Mustafiq në Budvë të Malit të Zi.
Është viti më i mirë për boksin e Kosovës, që mbahet mend në 20 vitet e fundit. Selektori i Kombëtares së Kosovës për femra, Besim Brahimi, është i lumtur për këtë sukses.
“Sukses i mirë për Kosovën medalja e argjendtë prej një nxënëse shumë të re në boks dhe me shumë pak eksperiencë ne ring.
Boksit të Kosovës me Alnera Brahimin, do t’i sjellim shumë suksese në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Brahimi.