Joshua: Nuk do jetë ndeshje e lehtë ndaj Pulev, një mijë tifozëve do iu jap një natë të paharruar

Boksi

Joshua: Nuk do jetë ndeshje e lehtë ndaj Pulev, një mijë tifozëve do iu jap një natë të paharruar

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 09:19
Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev

Kampioni i peshave të rënda, Anthony Joshua ka thënë se është përgatitur për përballjen e radhës ndaj Kubrat Pulev.

Dy boksierët do përballen me 12 dhjetor për titujt IBF, WBA, WBO dhe IBO.

Joshua ka zbuluar se pos stërvitjeve fizike, është stërvitur mendërisht.

“Jam bërë më i fortë në krahasim me vitet e kaluara. Nuk jam duke u stërvitur vetëm fizikisht, por edhe mendërisht”, deklaroi fillimisht ai.

I pyetur për kundërshtarin, kampioni i Botës tha se nuk do jetë ndeshje e lehtë.

“Pulev është kundërshtar i ndërlikuar. Nuk do jetë ndeshje e lehtë”.

“Jam në nivelin që nuk i shoh ndeshjet si të lehta. Më mirë të jem i gatshëm sepse kam munguar për një vit”.

“Duhet të qëndrojë i qetë nën presion. Kur dëgjon rrahjet e zemrës që arrijnë 180 për minutë duhet ta mbajë vetën të qetë”, vazhdoi Joshua.

Në fund, Joshua tha se do bëjë më të mirën për t’i kënaqur tifozët e pranishëm.

“Shpresoj që lufta të jetë siç pritet. Lutem të jem fitues sepse dua t’iu jap atyre një mijë të pranishmeve një natë për t’u mos harruar”, përfundoi ai.

Ndërkohë, kujtojmë se para sfidës mes Joshua dhe Pulev, boksieri shqiptar Florian Marku do përballet me Fearon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat