Është si një çekiç që vret këdo që i del përpara

Boksi

Është si një çekiç që vret këdo që i del përpara

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 13:35
Conor

Owen Roddy, një nga trajnerët e ikonës irlandeze të arteve marciale mikse Conor McGregor, u shpreh se sfida mes këtij të fundit dhe Dustin Poirier nuk do të ketë histori.

Sipas tij, irlandezi është në formë dhe është si një çekiç që vret këdo që i del përpara.

“Conor është në formë, si një vra*ës. Të jem i sinqertë me Zotin, është si një vra*ës gjakftohtë. Edhe pse bota ka qenë rrëmujë prej Covid-19, ai nuk është ndalur, por është stërvitur. Conor ka qenë shumë aktiv, duke u stërvitur në të gjitha sportet e arteve marciale mikse”, tha Roddy.

“Nuk e kam parë kurrë më parë në këtë formë dhe këtë gjë do ta shihni në kafaz. Dustin nuk ka asnjë shans të përballojë furinë e tij”, u shpreh më tej trajneri i “striking” i McGregor. Irlandezi do të duelojë ndaj Poirier më 23 janar 2021, në eventin UFC-257.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat