Ja si nokautohet boksieri nga Kosova në Gjermani

Boksi

Ja si nokautohet boksieri nga Kosova në Gjermani

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:02
Ja si nokautohet boksieri nga Kosova në Gjermani, foto Eroll Popova

Boksieri nga Kosova me pasaportë gjermane, Erdogan Kadrija, ka qenë i pafat në meçin e mbrëmshëm pasi nuk ka arritur të marrë titullin e kampionit të Gjermanisë, në kategorinë kruzer.

Kadrija u mposht nga boksieri Roman Fress me nokaut, në një duel të zhvilluar në Magdeburg të shtunën.

Kadrija u godit fort në rundin e katërt dhe pas rrëzimit në tokë, gjyqtari nuk numëroi fare deri në 10 por e shpalli të përfunduar meçin.

Kjo ishte humbja e tretë e Kadrijës në karrierën profesionale.

Pos tri humbjeve, 34-vjeçari ka edhe 16 fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat