Tahiri një super ndeshje me Guiseppe Lauri

Boksi

Tahiri një super ndeshje me Guiseppe Lauri

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 15:18
Tahiri një super ndeshje me Guiseppe Lauri

Të shtunën në Hamburg do të zhvillohet një spektakël I madh I boksit profesionist ku do paraqitet edhe një boksier shqiptar.

Bëhet fjalë për djalin nga Kosova, Bujar Tahiri (6.0.0) I cili do të zhvilloj ndeshjen e tij të shtatë, mirëpo edhe duelin më të vështirë në karrierën e tij, pasi do të ndeshet me italianin me përvojë Guiseppe Lauri i cili ka rekord prej 56.21.0.

Menaxheri i boksierit shqiptar, Arijan Bajrami, thotë se boksieri i tij është në top formë dhe se pret fitoren e radhës.

Ndërkohe që ai shton se Tahiri është pajtuar të ndeshet me Laurin pasi një boksier nëse dëshiron të ketë karrierë të madhe duhet të ndeshjet me boksier te mëdhenj andaj aspak nuk frikësohet, përkundrazi është i motivuar që të arrij deri tek triumfi dhe në fund të festoj me flamurin kuqezi, transmeton “ArenaRing”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat