Boksieri shqiptar, Reshat Mati tregon se pse u vesh si “Batman” para hyrjes në ring

Boksi

Boksieri shqiptar, Reshat Mati tregon se pse u vesh si “Batman” para hyrjes në ring

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 09:32
Reshat Mati i njohur ndryshe si “Arusha Shqiptare”

Reshat Mati i njohur ndryshe si “Arusha Shqiptare”, e zhvilloi meçin e tij të radhës, kundër Dennis Okoth.

Mati e mposhti kundërshtarin e tij me nokaut në rundin e gjashtë.

Por, e veçanta e këtij meçi ishte se pse Reshati u paraqit me veshjen e ‘Batman’ dhe shqiponjën në mes.

“Ishte diçka e çastit, e pash në Instagram veshjen e ‘Spidermanit’ dhe ‘Batmanit’, unë vendosa për Batman”, tha ai.

Kujtojmë se boksieri shqiptar ka 9 fitore, 7 me nokaut, 0 humbje e asnjë barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat