Joshua e Fury nisin negociatat

Boksi

Joshua e Fury nisin negociatat

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:30
Joshua e Fury nisin negociatat

Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i njohur i boksit, ka bërë me dije se po afrohet gjithnjë e më shumë arritja e një marrëveshje për një duel mes boksierëve britanikë Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Një duel që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Në një intervistë për “Sky Sports”, Hearn, që është edhe menaxheri i Joshua, ka treguar: “Hapi i radhës do të jetë gjetja e një vendi se ku do të zhvillohet sfida. Kemi biseduar me palën tjetër për të gjetur vendin optimal për këtë duel të madh”.

“Natyrisht që ne duam që kjo sfidë të zhvillohet në Londër, para publikut tonë. Në duelin mes Joshua e Pulev në patëm një publik të limituar (1000 vetë), por po shohim për më shumë mundësi”, tha Hearn.

“Nëse boksierët dëshirojnë Anglinë, me pak publik, atëherë ata duhet të ulin pretendimet financiare. Ne duam Anglinë me një stadium plot, por po shohim mundësinë për ta zhvilluar këtë duel të parë jashtë Britanisë së Madhe”, tha Hearn.

Joshua ka dueluar dy herë jashtë Anglisë, dy duelet ndaj Andy Ruiz, ndërsa Fury ka zhvilluar 4 duelet e fundit jashtë në Amerikë, ndërkohë që edhe me Klitschko dueloi në Gjermani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat