Boksieri nga Kosova u tregua se e dëshiron më shumë fitoren

Boksi

Boksieri nga Kosova u tregua se e dëshiron më shumë fitoren

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:03
Boksieri nga Kosova u tregua se e dëshiron më shumë fitoren

Tahiri gjatë fundjavës ka arritur fitoren e tij të shtatë në boksin profesionist mirëpo edhe më të vlefshmen pasi mposhti një boksier shumë me përvojë Giusepe Lauri me rekord 56.21.0.

Qysh nga fillimi ndeshjes boksieri nga Kosova u tregua se e dëshiron më shumë fitoren dhe me disa goditje të njëpasnjëshme i tregoi kundërshtarit se ndeshja për të do jetë e vështirë, kështu që në raundin e dytë edhe përfundon përballja me TKO.

Kjo fitore gëzoi të gjithë fansat e Bujarit por i kënaqur me performancat e treguara ka qen edhe menaxheri i tij, Arijan Bajrami i cili tha se nuk do të ndalen këtu dhe se pret që në vitin 2021 Bujari të ndeshet edhe për ndonjë titull.

Ndryshe, ndeshja në fjalë u zhvillua në Hamburg tek Universum Boxing Promotion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat