Xhoxhaj të dielën në Pejë luftë për titull

Boksi

Xhoxhaj të dielën në Pejë luftë për titull

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 15:05
Xhoxhaj të dielën në Pejë luftë për titull

Kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ditë kur boksieri kosovar që jeton dhe vepron në Zvicër, Labinot Xhoxhaj do të ngjitet në ring për të luftuar për titullin e tij të parë në karrierë Intercontinental, kurse kundërshtar i tij do të jetë hungarezi Tamas Lodi.

Për këtë përballje boksier shqiptar thotë se kryesisht është përgatitur në Zvicër nën komandën e trajnerit të tij Ramadan Millaku dhe mbështetjen maksimale nga menaxheri i tij, Muharem Gjocaj.

“Përgatitjet përkundër limitimeve që kemi pasur për shkak pandemisë kryesisht i kam zhvilluar në Zvicër me trajnerin tim Ramadan Millaku dhe menaxherin Muharem Gjocaj dhe ato kanë shkuar shumë mirë ku edhe kam shfrytëzuar disa sparingje.

Kundërshtarin tim e njohim shumë pak, por i kemi analizuar të gjitha ndeshjet e tij me trajnerin dhe menaxherin tim dhe shpresoj se kjo përballje do të përfundoj në favor timin”, thotë Labinoti duke shtuar se ndihet shumë mirë që po ndeshet për titull botëror dhe premton se titulli do mbetet në Kosovë. “Për shkak pandemisë promotorët Muharem Gjocaj dhe Avdyl Salihu janë të detyruar që këtë aktivitet ta organizojnë pa publik dhe kjo do jetë shumë e vështirë për në boksierët në ring.

Falënderoi publikun që do na ndjek nga ekranet televizive dhe shpresoj se së shpejti do të shihemi në palestër kur të kthehet gjendja normale dhe do festojmë edhe shumë titujj së bashku”, tha Xhoxhaj, duke falënderuar në fund stafin dhe sponzorat.

“Me ndihmën e Stafit dhe te sponsorëve dhe te gjithë atyre qe me përkrahin dhe me ndihmojnë shpresojmë qe do e sfidojmë edhe titullin e madh botërore”. Ndryshe, cekim se në këtë spektakël do të zhvillohen edhe katër ndeshje tjera profesionale ku për titull do ndeshet edhe Edmond Zefi dhe Aaron Moli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat