Vajza e argjendtë dhe djali i bronztë i Kosovës!

Boksi

Vajza e argjendtë dhe djali i bronztë i Kosovës!

Nga: K.G. Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 19:09
Alnera gjatë një duelit

Viti 2020, përkundër problemeve të mëdha, solli edhe suksese të mëdha për boksin e Kosovës.

Talentja Alnera Brahimi dhe talenti Remzo Mustafiq, fituan medalje evropiane për kategoritë e reja.

Alnera fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian për të reja (U-16) në Sofje të Bullgarisë.

Image

Shefki Bogujevci dhe Remzo Mustafiq

Padyshim se selektori i femrave, Besim Brahimi, ka një mijë e një arsye që të mburret me këtë vashë dhe sukses. 

Remzo Mustafiq, la të gjithë pa fjalë, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për të rinj (17-18 vjeçar), që u mbajt në Budvë të Malit të Zi.

Shefki Bogujevci, selektori i Kombëtares së Kosovës, realizoi ëndrrën e tij të kamotshme.  Viti më i mirë për boksin e Kosovës, në 21 vitet e pasluftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat