UFC është drejt finalizimit të duelit për titullin kampion bote

Boksi

UFC është drejt finalizimit të duelit për titullin kampion bote

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:31
UFC është drejt finalizimit të duelit për titullin kampion bote

UFC është drejt finalizimit të duelit për titullin kampion bote në peshën e rëndë mes kampionit në fuqi Stipe Miocic dhe sfidantit Francis Ngannou. Kjo përballje pritet të zhvillohet në prill, në eventin UFC-260.

Për Ngannou ky do të jetë një revansh, pasi e ka humbur duelin e parë ndaj Miocic, zhvilluar tri vite më parë (Miocic fitoi në UFC-220 me vendim unanim të gjyqtarëve).

Presidenti i arteve marciale mikse Dana White pritet të finalizojë gjatë ditëve në vijim marrëveshjen, gjatë kohës që do të jetë në Abu Dhabi për eventin UFC-257.

Miocic, 20 fitore e 3 humbje në kafaz, ka mbrojtur për herë të fundit titullin verën e kaluar, kur mposhti Daniel Cormier, në triologjinë mes tyre. Ndërsa Ngannou ka dueluar për herë të fundit në maj 2020, kur fitoi ndaj Jairzinho Rozenstruik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat