Fazliu e pret duel interesant me bullgarin

Boksi

Fazliu e pret duel interesant me bullgarin

Më: 8 janar 2021 Në ora: 11:18
Fazliu e pret duel interesant me bullgarin

Me 23 janar ne Bruksel të Belgjikës do të zhvillohet spektakël i boksit profesionist ku do të jenë mbi 10 ndeshje profesionale ku njëra prej tyre është edhe dueli shumë interesantë në mes boksierit të Kosovës që jeton dhe vepron në Belgjikë, Liridon Fazliu dhe bullgarit, Georgi Andonov. 

Ky i fundit është një boksier me përvojë i cili deri më tani ka zhvilluar 22 ndeshje ne boksin profesionist kurse në atë amator ka medalje evropiane për të rinj. 

Për këtë duel Fazliu thotë se e ka pasur pak të vështire të përgatitet në kushte normale për shkak pandemisë mirëpo e ka gjet mundësinë që të stërvis maksimalisht duke shfrytëzuar madje edhe sparingje. 

“Për këtë duel ka 2 muaj që kam filluar përgatitjet dhe po zhvilloj nga dy treningje në ditë, ndërkohë që kam zhvilluar edhe sparingje me dy boksier shqiptar, mikun tim Meriton Karaxha dhe Halim Selimi.

Dua të ceki se Meritoni është shpall qe dy herë kampion i Belgjikës por ka fituar edhe titullin WBF dhe përvoja e tij më ka ndihmuar shume”, thotë boksieri kosovar duke shtuar se kundërshtarin e tij e njeh shumë mirë andaj është përgatit maksimalisht edhe në aspektin psikik.

“Kundërshtari im Georgi Andonov është një boksier shumë i talentuar dhe këtë e kemi vërejt gjatë analizave që kemi bërë me stafin tim, mirëpo ka dobësitë e tij dhe normal unë do ti shfrytëzoj. Nga ana tjetër, do të shfrytëzoj edhe përgatitjen time maksimale dhe kondicionin e mjaftueshëm qe kam.

Përndryshe, mund të them se kam shumë emocione sepse ka kohe që nuk jam ngjit ne ring për shkak pandemisë Covid 19, por mendoj se do ja dal me fitore”, deklaroi Fazliu duke falënderuar me pas matchmakerin e këtij aktiviteti te madh, Avdyl Salihu që e ka fut në program.

“Jam mirënjohës Avdyl Salihut që më ka fut në program, por dua publikisht te falënderoi edhe gjithë spornzoret e mi që po më mbështesin vazhdimisht në vitet e kaluara. Ëndrra ime është që një ditë të ndeshem për titujt e mëdhenj dhe besoj shumë se me punë dhe me mbështetje do ja arrij qëllimin”. Ndryshe, duhet cekur se aktiviteti ne fjale për shkak pandemisë botërore do të zhvillohet pa praninë e publikut, mirëpo të gjithë ata që dëshurojnë të shikojnë duelet mund të shikojnë atë drejtpërdrejti nëpërmjet platformës pay per view ne adresen https://fb.me/e/4rg7SPqP2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat