Joshua merr këtë këshillë për meçin me Furyn

Boksi

Joshua merr këtë këshillë për meçin me Furyn

Më: 13 janar 2021 Në ora: 08:58
Anthony Joshua

Wladimir Klitschko është boksieri që ka dueluar ndaj dy kampionëve të botës në peshën e rëndë, britanikëve Tyson Fury dhe Anthony Joshua. Në të dyja këto duele ai ka dalë i mundur. Gjithsesi, ai i njeh mirë të dy boksierët britanikë, ndaj i jep Joshuas disa këshilla se si të dalë fitues nga dueli me Furyn.

“Ky është një duel i madh për të dy boksierët dhe këtë sport. Fury është i pamposhtur dhe ka një avantazh të lehtë psikologjik në këtë drejtim. Ky duel do të varet nga mënyra se si do të duelojë Joshua.

Ai nuk mund të përballet me Fury njësoj si ndaj Andy Ruiz apo Kubrat Pulev”, tha Johnathan Banks, trajneri i Klitschko.

“Nëse Joshua dëshiron të fitojë ndaj Fury, atëherë Joshua duhet të ndryshojë stilin e të boksuarit. Joshua është i fortë fizikisht, ndër më të mirët, por duhet të përgatitet për një sfidë ndaj një boksierit që nuk bie kollaj në tapet dhe që mbrohet mirë”, u shpreh Johnathan Bank.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat