Hapet rruga për meçin Joshua - Fury

Boksi

Hapet rruga për meçin Joshua - Fury

Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:48
Hapet rruga për meçin Joshua - Fury

WBO ka dhënë miratimin e saj që kampioni i botës në peshën e rëndë të këtij Divizioni, britaniku Anthony Joshua, të duelojë ndaj patriotit të tij Tyson Fury.

Sipas mediave britanike, WBO ka vendosur që ukrainasi Oleksandr Usyk, i mandatuar më herët prej saj për t’u përballur me Joshuan, të duelojë ndaj një rivali tjetër.

Sipas “Sky Sports”, Usyk pritet të përballet këtë vit ndaj britanikut tjetër Joy Joyce (12 fitore, 0 humbje), duke dhënë “dritën jeshile” për sfidën e madhe Joshua-Fury. Palët (Usyk dhe Joyce) kanë nisur bisedimet për të gjetur një marrëveshje për këtë sfidë, që mund të vlejë për titullin e përkohshëm të këtij Divizioni.

“Kemi marrë një telefonatë për të promovuar duelin Joyce-Usyk për titullin e përkohshëm të WBO-së. Kjo sfidë duhet të zhvillohet në pranverë. Gjithsesi, ne presim edhe një përgjigje zyrtare nga WBO, që pranon këtë marrëveshje të përgjithshme dhe të na jepet mundësia të duelojmë më vonë për titullin”, tha Alexander Krassyuk, menaxheri i Usyk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat