Meçi që po e çon në këmbë botën, ja ora sa do të zhvillohet

Boksi

Meçi që po e çon në këmbë botën, ja ora sa do të zhvillohet

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:14
Meçi që po e çon në këmbë botën, ja ora sa do të zhvillohet

Përballja e Conor McGregor dhe Dustin Poirierit në peshat ceremoniale të UFC 257 ishte po aq e fortë dhe e respektueshme.

McGregor dhe Poirier u ndeshën për herë të fundit përpara revanshit të tyre në UFC këtë fundjavë.

Dyshja treguan respekt, pasi shkuan kokë më kokë përpara se të thyejnë tensionin me një gjest të stilit të lartë.

Ndryshe, meçi ndërmjet dy yjeve të UFC do të mbahet më 23 janar, ditën e shtunë në Dubai (pritet nga ora 18.30), në prani të tifozëve në sasi të limituar për shkak të rregullave anti-COVID-19.

McGregor kishte triumfuar në vitin 2014 ndaj Poirier në rundin e parë me TKO, kjo është ndeshja e tyre e dytë që luftojnë me njëri-tjetrin.

McGregor ka një rekord prej 22 fitoresh në 26 ndeshje ndërsa ka humbur katër. Ndërsa Poirier, ka regjistruar 33 ndeshje ku ka fituar 26 prej tyre dhe ka humbur gjashtë dhe ka një barazim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat