McGregor falënderon tifozët, paralajmëron trilogjinë

Boksi

McGregor falënderon tifozët, paralajmëron trilogjinë

Më: 24 janar 2021 Në ora: 14:41
McGregor falënderon tifozët, paralajmëron trilogjinë

Dustin Poirier ka dalur fitimtar nga dueli me Connor McGregor në kuadër të UFC 257.

Pas meçit, Connor McGregor e uroi për fitoren e arritur, dhe deklaroi se ai pati problem me këmbën dhe nuk u ndie rehat gjatë gjithë kohës, por se rikthimi i tij është i paevitueshëm.

Për irlandezin, kjo ishte humbja e tretë në karrierën e tij, dhe e para që dikush ia shkakton me nokaut.

McGregor zgjodhi rrjetin e tij social, Instagram, për të falënderuar tifozët për mbështetjen dhe ka thënë se është i ngazëllyer sepse do të ndeshen sërish dhe do të jetë një epilog i mirë.

"Faleminderit për mbështetjen e të gjithëve! Nuk ishte nata ime atje, por një mundësi e shkëlqyeshme për tu përmirësuar. Jam i ngazëllyer në trilogjinë që tani kam në duar", tha ai.

"Dustin është një konkurrent tejet i vështirë dhe unë pres që të ndeshemi përsëri. Jam duke shikuar gjendjen e këmbës dhe gjendjen time gjatë kthimit për në shtëpi! Zoti na bekoftë të gjithëve, vikend të këndshëm", përfundoi Connor McGregor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat