Fazliu rrëzoi përtoke bullgarin

Boksi

Fazliu rrëzoi përtoke bullgarin

Më: 26 janar 2021 Në ora: 12:18
Fazliu rrëzoi përtoke bullgarin

Evenimenti i madh i boksit profesionist që u zhvillua në fundjavë në Bruksel të Belgjikës ka qenë shumë i suksesshëm për boksierët shqiptar Kamer Maloku, Liridon Fazliu dhe Aleksander Kallashi.

Ky i fundit i cili është boksier i “ArenaRing Management Promotiron” pati debutimin e ëndrrave duke shënuar triumf me KO vetëm për 40 sekondave ndaj kundërshtarit të tij me shumë përvojë Laszlo Fekete i cili ka rekord 22.17.2. 

Nga ana tjetër, me KO përfundoi edhe përballja e Fazliut i cili në raundin e parë rrëzoi përtoke bullgarin, Slavea Stefanov. Boksieri kosovar nga fillimi tregoi se është shumë i përgatitur andaj edhe kundërshtarit nuk i lejoj asnjë befasi.

Në fund, në peshën “super middle” u paraqit boksieri nga Kosova që jeton dhe vepron në Gjermani, Malloku i cili u ndesh ndaj hungarezit, Istvan Kiss, boksier i papërshtatshëm i cili po ashtu pati 8 kilogram diference, mirëpo kjo aspak nuk e frikësoj Kamer Malokun dhe u fut ne ring si një trim duke goditur hungarezin vazhdimisht në tre runda ku edhe e detyroi trajnerin e tij që të dorëzoj ndeshjen para kohe.

Ndryshe, ky eveniment i madh pati 12 ndeshje në program kurse Matchmaker i mbrëmjes ka qen, Avdyl Salihu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat