Drejt shtyrjes, ja arsyeja

Boksi

Drejt shtyrjes, ja arsyeja

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:19
Drejt shtyrjes, ja arsyeja

Sfida “show” e boksit mes Floyd Mayweather dhe Logan Paul, e programuar për t’u zhvilluar më 20 shkurt, rrezikon të shtyhet.

Ai që ka konfirmuar lajmin është vetë Logan Paul, një personazh i YouTube. Ai tha se sfida është shtyrë, por jo anulluar dhe pritet të zhvillohet në një moment të dytë.

25-vjeçari Logan tha: “Duket se 43-vjeçari Mayweather nuk është ende gati fizikisht për këtë sfidë që do të zhvillohet më 20 shkurt dhe kërkon më shumë kohë për t’u përgatitur”.

Një deklaratë që është disi në kundërshtim me postimet në rrjetet soeciale të Mayweather, që po stërvitet në palestër.

Gjithsesi, ende nuk ka asgjë zyrtare në lidhje me shtyrjen apo jo të sfidës mes dy boksierëve edhe pse u bënë fdisa ditë që përflitet se kjo gjë do të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat