Vdes ish kapiteni i parë i Mehmet Bogujevcit 

Boksi

Vdes ish kapiteni i parë i Mehmet Bogujevcit 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:46
Mehmet Bogujevci është i treti në të majtë dhe Tamashi i shtati, foto kur i tha Tamashi lamtumirë boksit aktiv

Ka ndërruar jetë ish boksieri hungarez Franjo Tamashi! 

Ai ka qenë boksier i klubit Spartaku nga Subotica e Vojvodinës. 

Një fakt interesant, Tamashi ka qenë edhe kapiteni i parë i legjendës së boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci, me të cilin boksuan për klubin Spartaku në vitin 1969. 

Tamashi vdes në moshën 84 vjeçare (1937-2021), kampion boksi dhe anëtar i reprezentacionit ish jugosllav.
Mehmet Bogujevci, nënkampion i botës në vitin 1978, e kujton kohën e tij kur ishte në Spartak në fund të viteve të 60-ta.

“Tamashi ka qenë hungarez dhe një boksier fenomenal dhe ai së bashku me Arif Ibrahimoviqin, ishin edhe idhujt e mi! Tamashi ka qenë kapiten i parë  imi në atëkohë, pastaj unë isha, sidomos në kohërat me të arta të Prishtinës.  

Ai u përshëndet nga karriera aktive në vitin 1969, kur i kishte 32 vjet dhe boksuam kundër Radniçkit të Beogradit. Unë boksova në kategorinë 54 kg dhe Tamashi në atë 67 kg. Një fakt interesant, kur erdha në klubin Prishtina, e mposhta idhullin tim, Arif Ibrahimoviqin”, tregon Bogujevci për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Tamashi fitoi titullin e kampionit në konkurrencë individuale në vitin 1963 dhe 1965 të shtetit që nuk ekziston më, dhe në 1963 ai ishte i treti në Lojërat Mesdhetare në Napoli.
Në karrierën e tij, hungarezi kishte 347 meçe. Prej tyre, 17 humbje, 27 barazime dhe të tjerat fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat