McGregor-Poirier në “top 3” eventet më të shitura

Boksi

McGregor-Poirier në “top 3” eventet më të shitura

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:04
McGregor-Poirier në “top 3” eventet më të shitura

Presidenti i UFC-së, Dana White, pat premtuar se eventi UFC-257 e veçanërisht sfida mes Conor McGregor dhe Dustin Poirier do të ishte një nga më të ndjekura e më të shiturat në historinë e këtij sporti. Dhe ky premtim u bë realitet.

Sipas raporteve zyrtare, eventi UFC-257 (23 janar, në Abu Dhabi) ka arritur 1.6 milionë PPV (pay per view-paguaj për ta parë). 1.2 milionë u realizuan në Amerikë dhe 400 mijë të tjera në vende të ndryshme të botës.

Me 1.6 milionë PPV, eventi UFC-257 barazohet me eventin UFC-100, ku dueloi Brock Lesnar dhe Frank Mir (1.6 milionë PPV). Ndërkohë që, eventi me më shumë PPV në historinë e UFC-së mbetet ai UFC-229, ku dueluan mes tyre Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov.

Pra, irlandezi ka qenë protagonist në dy nga 3 eventet më të ndjekura të UFC-së.

Një vit më parë, në duelin që Conor fitoi ndaj Justin Gaethje, eventi realizoi 1.3 milionë PPV. Sa herë që McGregor ngjitet në kafaz ai dhe UFC-ja mbushin xhepat plot dhe fitimet janë marramendëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat