Mayweather: Kam dëgjuar se 50 Cent dëshiron të duelojë me mua

Boksi

Mayweather: Kam dëgjuar se 50 Cent dëshiron të duelojë me mua

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:25
Mayweather: Kam dëgjuar se 50 Cent dëshiron të duelojë me mua

Boksieri i pamposhtur amerikan Floyd Mayweather (50 fitore, 0 humbje) po përgatitet për duelin “show” që do të zhvillojë në shkurt ndaj Logan Paul. Ky i fundit është një personazh i YouTube.

Gjithsesi, Mayweather po sheh më tej dhe përmes një postimi në “Instagram” ka deklaruar se pas kësaj sfide do të duelojë ndaj Jake Paul (vëllanë e Logan, gjithashtu personazh i YouTube) dhe me këngëtarin 50 Cent.

Të gjitha këto sfida do të jenë “show” dhe Mayweather planifikon të arkëtojë shumë të mëdha financiare nga shitjet PPV (pay per view-paguaj për ta parë).

“Këtë vit do të përqendrohem në disa duele “show”. Do të kem një duel të tillë në Japoni me Logan Paul dhe më pas më të vëllanë e tij Jake, nëse do të fitojë duelin me Ben Askren (17 prill)”, tha Mayweather.

“Kam dëgjuar se 50 Cent dëshiron të duelojë me mua, por ai është shumë i vogël. Nëse ai dëshiron të përballet me mua në fund të këtij viti mund të rregullojmë diçka. Vëllezërit Paul do të bëjnë shumë parà, por me 50 Cent do të jetë një sfidë, ku fituesi i merr të gjitha”, shkruan Mayweather.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat