Në maj triologjia mes McGregor dhe Poirier?

Boksi

Në maj triologjia mes McGregor dhe Poirier?

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 12:22
Në maj triologjia mes McGregor dhe Poirier?

Pas kërkesës së dy sportistëve duket se edhe UFC-ja është gati të organizojë një përballje të tretë mes amerikanit Dustin Poirier dhe irlandezit Conor McGregor. Sipas mediave amerikane, kjo sfidë do të zhvillohet në maj të këtij viti.

Dy sportistët dueluan mes tyre dy javë më parë, në eventin UFC-257, me Poirier që fitoi me “KO teknik” në raundin e dytë. Ndërkohë që, vite më parë (viti 2014, UFC-178), ka qenë irlandezi ai që ka mposhtur amerikanin (KO teknik, raundi 1).

Pas duelit të 23 janarit sportistët konfirmuan në deklaratat e tyre idenë e një triologjie, që duket se pëlqehet edhe nga Dana White (eventi arriti 1.6 milionë PPV). Presidenti i UFC-së ka nisur kontaktet me dy luftëtarët për të dueluar sa më shpejt në kafaz.

Për momentin asgjë nuk është zyrtare dhe nuk dihet nëse kjo përballje e tretë do të jetë për titull apo jo. Titulli i këtij Divizioni mbahet ende nga Khabib Nurmagomedov, që në shtator deklaroi tërheqjen e tij nga sporti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat