Wallin: Do të hakmerrem ndaj Tyson Fury

Boksi

Wallin: Do të hakmerrem ndaj Tyson Fury

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 12:00
Wallin: Do të hakmerrem ndaj Tyson Fury

Boksieri suedez Otto Wallin ishte shumë pranë fitores ndaj Tyson Fury dy vite më parë dhe mund t’i shkaktonte kampionit aktual të botës në peshën e rëndë humbjen e parë në ring.

Kjo gjë nuk ndodhi, pasi Fury fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, por në atë sfidë Wallin i shkaktoi britanikut një të çarë të madhe në vetull. Aq sa dueli u ndal dhe Fury mjekoi vetullën për të vijuar më pas sfidën.

Ëallin, që më 20 shkurt do të duelojë ndaj Dominic Breazeale, mendon se një ditë do të përballet sërish me Fury. “Ëndrra ime është të fitoj këtë duel dhe më pas të kemi mundësi të dueloj për titujt kampionë bote.

Unë nuk ëndërroj vetëm të zhvilloj një revansh me Fury, por edhe të hakmerrem për atë humbje. Dua të çoj në fund atë që lashë në mes në duelin e parë ndaj Fury”, tha Otto Wallin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat