Patriot Behrami më i miri: E filluam mirë vitin 2021  

Boksi

Patriot Behrami më i miri: E filluam mirë vitin 2021  

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 18:00
Patriot Behrami më i miri: E filluam mirë vitin 2021  

Boksieri i klubit të Fushë Kosovës, Patriot Behrami (69 kg), bëri paraqitje të jashtëzakonshme në turneun ndërkombëtar “Pavarësia”. Behrami boksoi me mjeshtri duke e gjunjëzuar boksierin nga “Sport Center” nga Gjakova, Çlirim Zekaj.  

Behrami tha se të shpallesh boksieri më i mirë i turneut, është sukses i madh, pasi që aty morën pjesë boksierët më të mirë. 

“E vlerësoj bukur shumë sepse kanë marr pjesë boksierët më të mirë të mirë të vendit të tyre.

E filluam mirë vitin 2021 dhe shpresojmë që të na vazhdoj kështu”, tha Behrami për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Juria shpalli boksierin më të mirë Patriot Behramin; teknikun më të mirë Besart Pirevën; çiftin luftarak Riad Konushevci – Drilon Arifi; boksierin më të mirë i huaj Denis Nurja dhe boksieri më Fair-Play  Lion Jovanovski.

Në turne morën pjesë boksierët nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat