T’japi boks si Florian Marku, reperi frymëzohet nga boksieri i njohur

Boksi

T’japi boks si Florian Marku, reperi frymëzohet nga boksieri i njohur

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:58
T’japi boks si Florian Marku, reperi frymëzohet nga boksieri i njohur

Florian Marku është një nga boksierët shqiptarë më në zë dhe në formë, teksa ndeshje pas ndeshje lushnjari po arrin të depërtojë mes më të mirëve të Britanisë.

Teksa Marku po bëhet gati për duelin kundër Rylan Charlton, që do të zhvillohet më 20 shkurt në Londër, artisti i ri shqiptar, Krassy e ka surprizuar me një këngë me emrin e tij.

Është një këngë e gjitha dedikuar forcës dhe krenarisë së Markut.

Boksieri shqiptar, pas shtatë fitoresh u ndal në barazim mes shumë polemikash në muajin dhjetor dhe tani kërkon që të tregojë se mund të arrijë lart në këtë sport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat