Federata ankohet keq, iu bë me hile boksierit të Kosovës

Boksi

Federata ankohet keq, iu bë me hile boksierit të Kosovës

Nga: K.G. Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:21
Federata ankohet keq, iu bë me hile boksierit të Kosovës

Pas humbjes së djeshme të Çlirim Berishës, sot mposhtet edhe Remzo Mustafiç në turneun ndërkombëtar “Adriatic Pearl” që po mbahet ë Tivar.

Federata ankohet se iu është bërë me hile boksierit të Kosovës.

Boksieri i kombëtares së Kosovës, u munduan maksimalisht por nuk ia doli në përballje me ukrainasin Ulanskyilo Mykhailo.

“Në luftë për medalje në kuadër të çerekfinales, në kategorinë  91 kg Remzo Mustafiç humbi kundër boksierit nga Ukraina Ulanskyilo Mykhailo.

Edhe pse boksieri nga Ukraina u ndëshkua me dy vërejtje publike, që boksieri ndëshkohet me 2 pikë dhe për çudi fitues shpallet boksieri ukrainas që gjatë gjithë meçit ishte shumë i papastër dhe tërë kohën duke mbajtur boksierin Mustafiç dhe nuk i lejoi të bëj boks”, ankohet Federata e Boksit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat