Vdes gjyshi i boksieres së mirënjohur shqiptare! Nezaj i pikëlluar 

Boksi

Vdes gjyshi i boksieres së mirënjohur shqiptare! Nezaj i pikëlluar 

Nga: K.G. Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 12:33
Vdes gjyshi i boksieres së mirënjohur shqiptare! Nezaj i pikëlluar 

Halit Nezaj është i pikëlluar me humbjen e një mikut të madh, Umberto Bytyqi. Umberto është gjyshi i boksieres së mirënjohur shqiptare Fabiana Bytyqi.  

“Ka ndërruar jetë miku im Umberto Bytyqi. Për ata  që nuk janë në dijeni ishte gjyshi i shqiptares, kampiones së botës - titulli WBC në boks  e cila jeton dhe vepron në Republikën e Çekisë.

Fabiana Bytyqi është boksiere profesioniste me prejardhje nga Kosova. 

Fabiana mban titullin WBC në kategorinë e femrave që nga viti 2018. Bytyqi është boksierja e parë, që ka përfaqësuar Republikën e Çekisë, fitoi një titull të madh botëror. Që nga maji i vitit 2020, ajo renditet e gjashta si boksierja aktive më e mirë në botë, sipas BoxRec.

Umberto ishte edhe gjyshi i boksierit Sebastian Bytyqi, vëllai i lartpërmendurës.

Ngushëllime babait te dy bokserëve Fabian Bytyqit që humbi babain dhe boksierëve Fabianës dhe Sebastianit.

Umerto Bytyqi qoftë në rrugën e parajsës”, ka shkruar  Halit Nezaj, ambasador, këshilltari sportiv, menaxheri i mediave dhe marketingut të sportistëve shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat