Emocione të forta mëngjesin e të dielës

Boksi

Emocione të forta mëngjesin e të dielës

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 13:21
Emocione të forta mëngjesin e të dielës

Emocione të forta mëngjesin e të dielës në ekranin e Supersport, ku do të transmetohet një nga sfidat më spektakolare të UFC, përballja mes Derrick Lewis “The BEAST” dhe Courtis Blaydes, i njohur ndryshe si “Razor”. Këtë herë në “UFC Apex” do të shohim një ndër përplasjeve më shpërthyese midis peshave të rënda në eventin e rëndësishëm të radhës në UFC.

Lewis ka rekordin më të madh të knockout-ëve dhe knockout-ëve teknikë në UFC. Gjithashtu më 9 shkurt të vitit të kaluar ka arritur të mundë Ilir Latifin me vendim unanim.

Sa për Blaydes mund të themi që ka fituar me çdo kundërshtar të tijin përveç Francis Nganou, i cili është një nën-kampion i vërtetë dhe që pretendon të marrë rripin e kampionit të peshave të rënda.

Courtis Blaydes është i dyti në botë, ndërsa Derrick Lewis është i katërti, të dy në peshat e rënda. Lewis vjen nga e treta fitore radhazi që është tregues që fuqia e tij “one-punch” është e mjaftueshme për të hedhur ne tokë çdo kundërshtar të tij në çdo peshë.

Mosha e bën Lewis-in më favorit dhe ka më shumë benefite për shkak dhe të eksperiencave të shumta në oktagon, ndërsa Blaydes, si më i ri që është, mund të themi që ka teknikë më të pastër.

Kjo do të jetë një ndeshje shumë emocionuese dhe me shumë eksplozivitet që na kërkon të jemi shumë vigjilentë nga fillimi deri në fund.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat