Ja çfarë thotë Florian Marku, pasi shkatërroi kundërshtarin

Boksi

Ja çfarë thotë Florian Marku, pasi shkatërroi kundërshtarin

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 23:37
Ja çfarë thotë Florian Marku, pasi shkatërroi kundërshtarin

Florian Marku e ka mbyllur me fitore meçin ndaj Rylan Charltonit, duke vazhduar kështu si i pamposhtur edhe më tej.

Boksieri shqiptar ka mposhtur boksierin nga Britania e Madhe në meçin e zhvilluar sonte në ‘The SSE Arena’ në Wembley të Londrës.

28 vjeçari tani ka tetë fitore dhe një barazim nga nëntë ndeshje në boksin profesionist. Fitorja sonte për Markun erdhi në raundin e tetë, pasi trajneri i Charltonit hodhi peshqirin e bardhë në dysheme.

Pas meçit, boksieri nga Lushnja u shpreh: “Rylan është vërtetë i vështirë. Ai hyri në këtë luftë. Jo shumë boksierë përballen me një të pamposhtur kaq herët në karrierën e tyre.

Unë mund të boksoj, të luftoj, të bëj gjithçka. Rrëzimi? Unë kurrë nuk isha i trullosur, edhe pse ai është një goditës i rëndë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat