Conor i kundërpërgjigjet shqiptarit: Je shumë mbrapa

Boksi

Conor i kundërpërgjigjet shqiptarit: Je shumë mbrapa

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 11:43
Conor i kundërpërgjigjet shqiptarit: Je shumë mbrapa

Florian Marku prej kohësh po sfidon boksierin Conor Benn për një përballje, por ky i fundit duket se nuk e ka në plan diçka të tillë. Djali i ish-kampionit të Botës, Nigel Benn ka folur pas fitores së Florian Markut, i cili e quajti Conor një frikacak që nuk dëshiron të ndeshet me të, duke u shprehur i qetë.

Connor Ben tha se Marku është shumë prapa tij dhe se ai ka në plan të ndeshet me kundërshtarë më të mëdhenj dhe më të fortë.

“Ai mund të thotë çfarë të dojë, mund të më quajë frikacak e të thotë të tilla fjalë, por është shumë mbrapa meje.

Duele si ky që po bën Marku, unë i kam bërë me kohë. Ai sot u ndesh me një kundërshtar të një peshe më të ulët dhe u rrëzua prej tij.

Kam në mendje dhe në plan objektiva shumë më të mëdhenj. Unë sapo kam mundur një ish-kampion bote si Sebastian Formella, ndërsa tani do kem përballë një boksier si Samuel Vargas, i cili ka boksuar me boksierët më të mirë të kësaj gjenerate”, përfundoi Conor Benn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat