Besart Pireva tregon se si e mposhti kroatin

Boksi

Besart Pireva tregon se si e mposhti kroatin

Nga: Kemajl Goca Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:08
Besart Pireva tregon se si e mposhti kroatin

Boksieri i Kombëtares së Kosovës, Besart Pireva (+81 kg),  e ka filluar për mrekulli, me fitore garën prestigjioze “Strandja”, që po mbahet në shtetin  e Bullgarisë. 

Pireva tregoi shpirt luftarak në ring, me disa goditje të forta dhe të pastra e ka gjunjëzuar kroatin Leo Cvetkoviç. 
Një fitore e madhe jo vetëm për Pirevën por edhe për gjithë Kosovën.

Djaloshi ynë luftoi si një trim i vërtetë, duke befasuar të gjithë, jo vetëm që ka shënuar fitore por edhe me mjeshtrin që dëshmoi në ring.

“Bota sot”: Sa ishte vështirë të fitosh luftën e parë, cila ishte arma më e fortë e juaja?

Besart Pireva: Ndeshja e parë ishte mjaft e vështirë me një boksier me përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare por me teknikën time dhe me përgatitjen që kemi bërë me trajnerin e kombëtares Shefki Bogujevci, ishim në formën e duhur dhe arritëm të fitojmë bindshëm me rezultat 5:0.

“Bota sot”: Çfarë synoni pas këtij meçi?

Besart Pireva: Unë synoj që të marrë njeherë medalje në ndeshjen që kam nesër, ku mund ta siguroj njëherë. Nuk po mendoj për ndeshjet që mund të vijnë pas saj! Fokusimi im është komplet te ndeshja e nesërme që të siguroj medaljen e parë në histori të Kosovës në turneun “Strandja”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat