Ruiz e parashikon fituesin e meçit Joshua-Fury

Boksi

Ruiz e parashikon fituesin e meçit Joshua-Fury

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 10:24
Joshua-Fury

Andy Ruiz Jr, ish-kampion i botës në peshën e rëndë, mendon se Tyson Fury do ta fitojë duelin ndaj Anthony Joshua, një sfidë që pritet të zhvillohet këtë verë dhe do të unifikojë titujt kampionë bote të këtij divizioni.

Sipas Ruiz, i cili i ka 33 fitore, 2 humbje në karrierë, Joshua nuk është përballur kurrë me një boksier me aftësitë e Fury dhe stili i tij i boksimit do t’i shkaktojë probleme në ring.

“Unë mendoj se do të jetë një sfidë interesante. Unë jam përballur dy herë me Joshua (1 fitore, 1 humbje), por asnjëherë me Fury. Tyson Fury ka një stil të çuditshëm boksimi. Është i gjatë dhe bokson lart. Unë e shoh atë fitues në këtë sfidë ndaj Joshua”, tha Ruiz.

“Joshua nuk më pëlqeu shumë në duelin ndaj Pulev, ndaj mendoj se Fury fiton. Gjithsesi, në sport asnjëherë nuk i dihet. Gjithçka do të varet edhe nga forma e Fury. fakt është që Joshua nuk është përballur me një boksier si Fury, që lëviz shumë në ring dhe bokson fort”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat