Haxhi Krasniqi hap bunar, ja në cilin shtet

Boksi

Haxhi Krasniqi hap bunar, ja në cilin shtet

Nga: K.G. Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 18:55
Haxhi Krasniqi hap bunar, ja në cilin shtet

Haxhi Krasniqi ka bërë një gjest të madh. Boksieri nga Kosova, kampion i botës në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë dhe në versionin IBO, ka mahnitur të gjithë, duke hapur bunar në shtetin e Pakistanit, kjo gëzoi pamasë vendasit.

Sepse uji i pijshëm është pjesa kryesore e jetës dhe ky veprim i Krasniqi vlerësohet lart.

Krasniqi nuk është kampion vetëm në boks, por edhe me veprime e tija shembullore.

Image

“Prej Zotit vjen suksesi !Uji është elementar për jetën tonë, ne e shijojmë çdo ditë dhe e shohim të vetkuptueshëm konsumimin e ujit, por ka shumë vende në botë ku njerzit nuk kanë ujë të pijshëm, andaj jam shumë i lumtur se kam arrit me ndërtu një bunar të ujit të pastër i cili rrjedh 24 orë në ditë në njërin nga vendet më të varfra në bote, ku njerzit kane shume nevoje per ujë” – shkroi Krasniqi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat