Garcia: Kam vite që e kërkoj këtë përballje

Boksi

Garcia: Kam vite që e kërkoj këtë përballje

Më: 3 mars 2021 Në ora: 11:22
Garcia: Kam vite që e kërkoj këtë përballje

Boksieri amerikan Mikey Garcia, ish-kampion bote në peshën “welter”, ka deklaruar sot se do të përballet në maj ndaj kampionit të botës të këtij Divizioni, filipinasit Manny Pacquiao.

Ai tha se data dhe vendi ku do të zhvillohet kjo ditë do të finalizohet së shpejti, duke shtuar se marrëveshja është shumë pranë nënshkrimit.

Garcia, 33 vjeç, 40 fitore e 1 humbje në karrierën e tij, ka mbajtur titullin e kategorisë WBC në peshën “welter”, transmeton Telesport. Duelin e fundit e zhvilloi pak ditë më parë, kur mundi Jessie Vargas. Ndërsa Pacquiao, 42 vjeç (62 fitore, 7 humbje e 2 barazime në karrierë), aktualisht mban titullin e kategorisë WBA në këtë peshë. Filipinasi nuk duelon që prej korrikut 2019.

“Jemi duke mbyllur të gjitha detajet e sfidës dhe shpresojmë që brenda pak ditësh të kemi edhe një datë dhe vendin e saktë. Po punojmë që kjo sfidë të zhvillohet në maj. Kam vite që e kërkoj këtë përballje, por së fundi jemi shumë afër për të përmbyllur gjithë këto vite përpjekje”, tha Mikey Garcia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat