Khabib zbulon mesazhin që i erdhi nga Ibra!

Boksi

Khabib zbulon mesazhin që i erdhi nga Ibra!

Më: 3 mars 2021 Në ora: 18:37
Khabib zbulon mesazhin që i erdhi nga Ibra!

Kampioni i pamposhtur i UFC, Khabib Nurmagomedov, ka zbuluar mesazhin motivues që Zlatan Ibrahimoviç i ka dërguar atij.

Tanimë i penzionuari nga sporti të cilin e dominoi plotësisht, Khabib shpesh flet për dashurinë e tij për futbollin dhe se si Ibrahimovic është njëri nga lojtarët e tij favorit në këtë sport.

Kështu, ai ishte i nderuar që pranoi një mesazh të fuqishëm nga njëri prej idollëve të tij.

“Nëse ndiheni i ri, jeni i ri,” tha Ibrahimoviç në mesazhin e tij audio që zbuloi Khabib.

“Nëse stërvitesh fort, stërvitesh fort. Dhe nëse e di që je më i mirë se të gjithë, atëherë thjesht duhet ta bësh atë që bën më së miri”.

“Njerëzit flasin kur ju jeni numri një, ata thjesht duan të gjejnë diçka për të thënë kundër jush”, mbaroi mesazhi i Ibrahimoviç për Khabib.

32 vjeçari u pensionua në tetor të vitit të kaluar, por ka thashetheme të vazhdueshëm për kthimin e tij në UFC. Shembulli i Ibrahimovic është një që mund ta frymëzojë atë të kthehet – suedezi po për formon në nivelin më të lartë edhe pse ai tashmë është 39 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat