Çmenduri si e hodhi jashtë ringut dhe u thyen tavolinat!

Boksi

Çmenduri si e hodhi jashtë ringut dhe u thyen tavolinat!

Më: 5 mars 2021 Në ora: 12:13
Çmenduri si e hodhi jashtë ringut dhe u thyer karriget

Ish ylli NBA-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shaquille O’Neal u ngjit në ringun profesionist të AEW (All Elite Wrestling), teksa bëri debutimin zyrtar në një tjetër sport tashmë, pasi fituar gjithçka në basketboll.

Me një shtat-lartësi prej 2.16 metrash, Shaq u shfaq në një formë të shkëlqyer në ring, ku bashkë me miken e tij Jade Cargill deuloi përballë çiftit Cody Rhodes dhe Red Velvet. Ishte pikërisht ish qendra e Los Angeles Lakers, që dominoi shumicën e dueleve në ring, por në fund u largua me ndihmën e mjekëve.

Kjo pasi për shkak të mungesës së eksperiencës dhe përqendrimit, O’Neal përfundoi jashtë ringut, me një veprim të shpejtë akrobatik të kundërshtarit të tij dhe u përplas me dy tavolina që ishin në anë. Mund ta shikoni nga minuta 3.45.

U desh menjëherë ndërhyrja e mjekëve që ta çonin në ambulancë, megjithatë skuadra e Shaq ia doli të fitojë, ndërsa vlerësimet për debutimin e tij në “Wrestling” ishin mëse pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat