Kur hesht Mehmet Bogujevci, diçka zihet në Komitet Olimpik të Kosovës

Boksi

Kur hesht Mehmet Bogujevci, diçka zihet në Komitet Olimpik të Kosovës

Nga: K.Goca Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:36
Kur hesht Mehmet Bogujevci, diçka zihet në Komitet Olimpik të Kosovës

Legjenda e boksit të Kosovës, Mehmet Bogujevci, nënkampion i botës në vitin 1978 në boksin amator, i respektuar deri në pikën e fundit dhe i hareshëm për të gjitha gjinitë pa dallim moshe, është edhe sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.

Bogujevci nuk e ka fort zakon me hesht, por heshtja e tij siç thonë shpesh edhe kolegët e tij të ngushtë, e ka një bisht, që do të kuptohet më vonë! 

Heshtja e tij, nënkupton se diçka po zihet në Komitetin Olimpik të Kosovës. 

Ajo që dihet zyrtarisht, me 25 mars mbahet Kuvendi zgjedhor i Komitetit Olimpik të Kosovës, ndërsa boksi është në qetësi diplomatike dhe po merren me organizimin e kuvendit zgjedhor të federatës së tyre!   

E dyta, Mehmet Bogujevci, është prej njerëzve me ndikim të madh në sportin e Kosovës, por e ka zgjedhur heshtjen, sepse njeriu i mençur hesht në momentin e duhur dhe nuk e fut therën në këmbë të shëndoshë.

Bogujevci e di më mirë se çdo kush se si po sillet  puna brenda KOK-ut dhe jashtë këtij institucioni, siç raportohet, ai është mirë i informuar siç informohen sportistët e mëdhenj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat