UFC planifikon një tjetër sfidë për Nunes

Boksi

UFC planifikon një tjetër sfidë për Nunes

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:59
UFC planifikon një tjetër sfidë për Nunes

Dëmtimi i Holly Holm, ish-kampionia e botës në peshën “bantamweight” (pesha 56-61kg) ka sjellë anullimin e duelit që ajo do të zhvillonte ndaj Julianna Pena, më 8 maj. Ky dëmtim ka lënë “The Venezuelan Vixen” pa një rivale për këtë event, ndaj UFC ka nisur nga puna për t’i gjetur një kundërshtare tjetër.

Presidenti Dana White, konfirmoi se Pena mund të ketë shansin të duelojë për titullin kampion bote të peshës “bantamweight”, ndaj kampiones së këtij Divizioni, Amanda Nunes. Kjo e fundit është kampione e dyfishtë e botës dhe pak ditë më parë mbrojti titullin e peshës “featherweight” (pesha 61-66kg).

“Mendoj se mund ta organizojmë këtë sfidë. Nunes nuk e mbron titullin e peshës “bantamweight” që prej nëntorit 2019, ndaj ka ardhur koha të zbresë në peshë. Të dyja kanë dueluar këtë vit, ndaj do të ishte një përballje interesante”, tha Dana White, ndërkohë që edhe Nunes ka dhënë miratimin e saj.

“Jam kampione. E kam thënë edhe më parë, asnjëherë nuk do të refuzoj asnjë duel”, tha Nunes, 21 fitore e 4 humbje në artet marciale mikse. Ndërsa Julianna Pena ka një rekord prej 10 fitoresh e 4 humbje në kafaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat