Fazliu mposht ish nën-kampionin e Evropës në boksin amator

Boksi

Fazliu mposht ish nën-kampionin e Evropës në boksin amator

Më: 23 mars 2021 Në ora: 11:20
Fazliu mposht ish nën-kampionin e Evropës në boksin amator

Liridon Fazliu, boksieri nga Kosova por që jeton dhe vepron në Belgjikë gjatë fundjavës ka arritur edhe një fitore të madhe, kësaj radhe kundër ish nënkampionit të evropës në boksin amator, Georgy Andonov nga Bulgaria. Deri te triumfi Fazliu erdhi qysh në fund të raundit të parë kur pas sulmeve të njëpasnjëshme detyroi kundërshtarin të dorëzohet duke reklamuar i njëjti se është lënduar.

Kjo fitore po i hap dyert Liridonit që në verë në Pejë të Kosovës të ndeshet edhe për UBO Titull Intercontinentatel.

“Se pari dua te falënderoj trainerin dhe vëllaun tim Driton Karaxha që ishin afër meje ne Luksemburg, gjithashtu dua te falënderoj familjen time dhe te gjithë ata që besojnë në mua.

Sigurisht që falënderoj gjithashtu edhe ‘Piccobello’ dhe ‘La Duna’ që më sponsorizuan në këtë ndeshje dhe shpresoj se së shpejti edhe tjerë do jenë krahas meje, kurse unë po ju premtoj se vetëm me suksese do ua kthej. Në fund dua të falënderoi edhe organizatorët Yassine Matala dhe menaxherin shqiptar, Avdyl Salihu për mundësinë e dhënë”, tha Fazliu.

Ndryshe, boksieri shqiptar tani më ka caktuar edhe ndeshjen e radhës, më 24 prill ai do ngjitet në ringun e Gjermanisë dhe në ditët në vijim do të bëhet publike edhe emri i kundërshtarit. Momentalisht Fazliu ka rekord prej 5.0.0 në boksin profesionist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat