E tradhtuan keq Demollin!

Boksi

E tradhtuan keq Demollin!

Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:41
E tradhtuan keq Demollin!

Jo edhe gjithmonë duhesh mi ngritur krahët kur të tjerët ta rrahin shpinën dhe thonë se nuk ka me ty ose me at fjalën e bukur: Ju jeni sharmi i sportit apo bukuria e kësaj shtëpie të sportit në Prishtinë!

Sepse kur të thonë ju jeni sharmi i sportit, atëherë mendo kush po ta thotë dhe shikoje në sy! 

Latif Demolli, një personalitet dhe burrë i fjalës, kishte menduar sikur vet, kur ia jep dikujt fjalës edhe qëndron deri në fund, edhe disa të tjerë ia mbajnë deri në pikën e fundit, por e tradhtuan, e mashtruan.

I respektuari Demolli kishte harruar se kutia e bardhë shumë shpejt i del e zezë dhe mbrëmë u bind se dashuria nga disa është sikur bryma para diellit!  

Nuk i mori  votat e mjaftueshme për të hyrë në Bordin Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës. Aty e pa Demolli se pak ka shokë të vërtetë, por ka më shumë shokë të çajit, të kafes, të ndonjë suxhukit, e gullashit, por jo edhe që i kryejnë punë dhe të ndonjë supe para mëngjesit! Jo që u mërzit Demolli por humbjen por për tradhtinë.

Sepse në bazë të mbështetje dhe simpatisë që e ka kur del rrugës, ai ka pritur fitore spektakolare, por e pa se u gënjye dhe e gënjyen keq.

Demolli i tradhtuar keq!  Edhe kjo e ka një të mirë, tash kur ia rrahin krahët, e di se nuk e kanë përnjëmend!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat