Makolli reagon ashpër: Kuvendi i fundit zgjedhor kishte shumë dallavere, kushtëzime, shantazhe, kërcënime, premtime...

Boksi

Makolli reagon ashpër: Kuvendi i fundit zgjedhor kishte shumë dallavere, kushtëzime, shantazhe, kërcënime, premtime...

Më: 3 prill 2021 Në ora: 13:05
Makolli reagon ashpër: Kuvendi i fundit zgjedhor kishte shumë dallavere, kushtëzime, shantazhe, kërcënime, premtime...

Fatmir Makolli, president i Federatës së Kick-boxit të Kosovës, reagon ashpër e kuvendin me fundit zgjedhor të Komitetit Olimpik të Kosovës, që u mbajt me 25 mars.

Ai përmes një letre të hapur iu është drejtuar opinionit, duke shprehur pakënaqësitë e tij.

“Kuvendi i fundit zgjedhor i KOK-ut, kishte shumë dallavere, kushtëzime, shantazhe, kërcënime, pabesi, premtime Federatave, njerëz qe nuk e meritojnë me qenë në KOK, hynë falë pazareve që i kishin bërë më herët duke bërë plane pa zgjedhur rrugë Vetëm për të marrë në udhëheqje KOK-un. 

Nuk shkon sporti përpara me këta njerëz të cilët nuk zgjedhin mjete për të përmbushur interesat e tyre personale, veprimi i tyre i fundit në Kuvendin e KOK-ut ishte qesharak. 

Kuvendi, ku kishte pasur shume delegat të dyanshëm duke e luajtur mirë lojën. Por besoj që në fund kanë për tu zhgënjyer, do ta shohin vetveten çka është të tradhtosh dikënd që ka besë.  

Postet nuk të bëjnë njeri por të koritin. Paramendoni çfarë Federata kanë mbetur jashtë KOK-t. Këta njerëz ju kishin premtuar shumë Federatave hyrjen në KOK, por për çudi nuk i zuri KOK-u. 

Unë mendoj që me këta njerëz KOK-u nuk do ketë të ardhme të mirë. 

Dje janë bërë disa kryetarë te federatave duke i përkrahur nënkryetaret e KOK-ut, por kusht ka qene Kuvendi, “votat duhet me na i dhënë neve nëse doni me ju  vlerësuar në Kuvendin e rregullt të Federatës” dhe ju kanë ofruar listën për vota, marrëveshjen, kështu i kane fituar zgjedhjet. 

Është për të ardhur keq se çka ndodh në sport, ne institucionin më të madh të sportit dhe shtetit. Federatave të sportit që kanë rënë nën ndikim të këtyre kushtëzimeve duhet të ju vijë keq që i kanë votuar ata njerëz. Në këtë grup kishte qenë edhe një grup tjetër që kishte bërë lista me emra kush duhet me u votuar.

Kohën e fundit kam vërejtur që kanë ardhur disa njerëz  demagoga dhe mashtrues që paguajnë gazetar dhe televizione që ti paraqesin dhe të na tregojnë përralla nëpër intervista si sportistë të suksesshëm.

Kur i shikon se çfarë kanë bërë ata për Shtetin e Kosovës dhe sportin, s’ kanë bërë asgjë e as kampionë të Kosovës nuk kanë qenë. Kur kanë qenë neper shtete të tjera dyshoj se as nuk kanë pasur guxim të thonë jam shqiptar. 

Tani e kanë gjetur vendin dhe shesin mend kush kanë qenë dhe bëjnë filma që nuk shikohen. Të gjitha janë gënjeshtra. Ne e dimë se cilët sportistë kanë arrit suksese dhe që kanë sakrifikuar për shtetin tone si para lufte dhe pas lufte”, shkruan Makolli në letrën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat