Tyson Fury e Anthony Joshua, së shpejti mësohet vendi

Boksi

Tyson Fury e Anthony Joshua, së shpejti mësohet vendi

Më: 6 prill 2021 Në ora: 12:14
Tyson Fury e Anthony Joshua, së shpejti mësohet vendi

Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit, u shpreh se brenda kësaj jave do të arrihet marrëveshja mes boksierëve britanikë Tyson Fury e Anthony Joshua, për vendin dhe datën e duelit që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Javën e kaluar, ai ka zhvilluar një tur në disa shtete të botës.

“Jemi shumë pranë finalizimit të një vendi se ku do të zhvillojmë duelin. Pasi të arrijmë të sigurojmë edhe këtë gjë, do të bëjmë zyrtare datën dhe vendin.

Deri atëherë nuk kemi shumë gjëra për të thënë”, u shpreh Eddie Hearn për “Daily Mail”. Ai konfirmoi se të dy boksierët kanë nisur përgatitjet për këtë sfidë.

Fury, 30 fitore e 1 barazim, mban titullin e kategorisë WBC. Ai nuk duelon që prej shkurtit 2020. Ndërsa Joshua, 24 fitore e 1 humbje, nuk duelon që prej dhjetori të viit të kaluar. Ai mban titujt e kategorive IBF, WBA e WBO. Në “pole” për organizimin e kësaj sfide është Lindja e Mesme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat