Wilder: Boksi biznes i pisët

Boksi

Wilder: Boksi biznes i pisët

Më: 20 prill 2021 Në ora: 11:09
Wilder: Boksi biznes i pisët

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga sporti. Ai nuk duelon që prej shkurtit 2020, kur humbi titullin e kategorisë WBC në një duel ndaj Tyson Fury.

“Kur pëson një humbje të tillë duhet të dish si të reagosh dhe të ringrihesh.

Ky është një sport që e dua, ndaj do të vazhdoj të tregoj madhështinë time si boksier”, tha Wilder, 42 fitore, 1 humbje e 1 barazim në karrierën e tij.

“Kam ende shumë gjëra që dua të bëj në këtë sport, por politika luan një rol të rëndësishëm në disa gjëra që ndodhin. Menaxherët, pronotorët etj. Janë shumë gjërat që ndodhin në prapaskenë”, dha Wilder.

“Boksi është një biznes i pisët miq e mi. Disa njerëz thonë që ky është thjesht biznes, por ai është një biznes i mirë vetëm kur bën parà. Është një biznes ku qarkullon shumë parà”, u shpreh Wilder.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat