Tyson: Do të përballem me Lennox Lewis në shtator

Boksi

Tyson: Do të përballem me Lennox Lewis në shtator

Më: 29 prill 2021 Në ora: 11:02
Tyson: Do të përballem me Lennox Lewis në shtator

Pasi dështoi të zhvillojë triologjinë ndaj Evander Holyfieled, boksieri amerikan Mike Tyson, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar sot se në shtator do të përballet me një tjetër legjendë të ringut, Lennox Lewis.

Edhe ky i fundit, tashmë 55 vjeç, ka qenë kampion bote në peshën e rëndë.

Lewis dhe Tyson janë përballur një herë mes tyre në vitin 2002, me britanikun që fitoi me “KO” në raundin e tetë. Tashmë dy boksierët ikonë të peshës së rëndë janë gati të përballen sërish mes tyre, në një duel “show”.

Lajmin e konfirmoi Mike Tyson, 54 vjeç, që në nëntor të vitit të kaluar u rikthye në ring, kur barazoi ndaj Toy Jones Jr. Për TMZ, “Iron Mike” konfirmoi se ka rënë dakord të duelojë ndaj lennix Leëis: “Do të përballem me Lennox Lewis në shtator”. Ende nuk dihen më shumë detaje për këtë sfidë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat