Aziz Salihu tregon pse shkoi në Beograd 

Boksi

Aziz Salihu tregon pse shkoi në Beograd 

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2021 Në ora: 14:14
Aziz Salihu

Sportisti i Shekullit, Aziz Salihu, është kthyer nga Beogradi! Ish boksieri i mirënjohur dhe njëherësh kryetar i klubit të boksit Prishtina, tregon pse shkoi në Beograd!

Fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, tha se e kanë pritur shumë mirë dhe ka pasur takime me ish boksierët e viteve të 70-ta dhe të 80-ta.

“Me thënë realitetin, të hënën kisha me shkuar në Ministrinë e Sportit të Kosovës, por udhëtova për në Beograd.

Më ftuan atje ish boksierët e ish Jugosllavisë, tani kolegë dhe ishte një gjë e mirë për mu. 

Atje me nderuan shumë. Mua nuk më ka interesuar politika,  por u takuam me ish boksierët e ish Jugosllavisë dhe u gëzuan shumë që shkuam atje. Aty u mbajt një turne i madh, besoni mendova mos është Kampionatin Evropian, morën pjesë 36 shtete.

Shumë aty nuk kishin as maska me vete. U çuan krejt në këmbë dhe me respektonin. 

Më vinte pak edhe inati! Në vitet e 80-ta në Beograd kam fituar çmimin Oscar dhe po ashtu jam shpallur edhe tekniku më i mirë, po ashtu në ato vite fitova ‘Dorëzën e Artë’ nga gazeta ‘Rilindja’.

Krejt ka qenë një takim mes gjeneratës së artë dhe sportive, me kolegët”, tregon Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sipas tij, ka refuzuar të jap intervista për televizione dhe gazetat serbe. 

“Kam refuzuar që të flasë për media serbe. Kur ke finalja, ata erdhën dhe i refuzova, unë së bashku me Xhevdet Pecin. 

Shumë herë me kanë thirr në Beogradi por nuk kam shkuar, sepse mendoja mos ka diçka politike”, theksoi më tej. 

‘Zizin’ e pyesin, pse nuk e merr pensionin e Serbisë?

“Me thanë kolegët pse nuk e ke marr pensionin, iu thash e kam marrë të Kosovës. Po ata me thanë se këtu me pas marrë do ta kishe pensionin 1180 euro, por iu thash që e kam refuzuar, nuk kam ardhur të flas për pension sepse e kam shtetin tim, Republikën e Kosovës.

Falënderoj kolegët për pritjen dhe që me nderuan”, tha më tej Salihu.

A e keni takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin?
“Jo, mos e bën Zot! Nuk ka shans ai mu taku me mu”, përgjigjet Salihu.

Salihu ka edhe një porosi për Kosovë, që t’i përgatis sa më mirë boksierët për Kampionatin Botëror, që mbahet në Beograd.

“Kosova me marr pjesë në Kampionatin Botëror në Beograd, besoj se mund të marrim medalje.

Nuk e di a janë gjallë a jo këta Federata e Boksit të Kosovës, sepse unë me gëzim kisha shkuar në Beograd dhe të fitoj medalje si Kosovë, me ju treguar se jemi shtet i fortë. Nëse mua nuk më lënë për selektor, t’i gjejnë 3 a 4 trajnerë të mirë dhe të punojnë mirë me boksierë”, përfundon Salihu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat