Provokime dhe vjedhje të kapelës

Boksi

Provokime dhe vjedhje të kapelës

Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:30
Provokime dhe vjedhje të kapelës

Floyd Maywether nuk ka ndërmend ta lërë boksimin dhe pretendon të fusë të tjerë miliona në xhep e të mbajë ende të pastër tabelën e humbjeve në karrierë (50 fitore, 0 humbje).

Në fund të muajit të shkuar, 44-vjeçari lancoi duelin me youtuberin dhe boksierin Jake Paul.

Ditën e djeshme ata kanë zhvilluar konferencën dhe përballjen e parë për mediet dhe e gjithë ngjarja, nuk ka shkuar aspak siç pritej.

Logan, vëllai i Jake e nisi ashpër debatin me Mayweather duke e ofenduar. Më pas Jake bëri një gjest fëminor, duke i rrëmbyer kapelën Floyd.

Ky i fundit nuk e priti aspak mirë këtë gjest të rivalit dhe u nis drejt tij, teksa truprojat e ndaluan menjëherë Jake të largohej dhe e mbërthyen. Në Twitter Jake shkruan: “Ja vodha sepse ai vjedh paratë e njerëzve me sfida të mërzitshme”. 

Ndeshja mes tyre do luhet më 6 qershor në stadiumin “Hard Rock”, në Miami. Deri atëherë mund të kemi sërish të tilla skena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat