Boksierët e Kombëtare së Kosovës para sfidave të mëdha dhe synojnë finalen e madhe.
“Sot me 8 maj në gjysmëfinale në ring paraqiten 64 kg Shpëtim Bajoku i cili do te boksoj kundër boksierit nga Sllovenia Veber Nik Nikolov.
81 kg Besart Pireva bokson kundër boksierit nga Rusia Vladimir Mironchikov me nënshtetësi serbe që përfaqëson Serbinë. Duelet fillojnë nga ora 13:00”, njofton Federata e Boksit të Kosovës.
Dy meçe pritet të janë interesante në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.