White: Synoj një duel të munguar prej disa vitesh

Boksi

White: Synoj një duel të munguar prej disa vitesh

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:10
White: Synoj një duel të munguar prej disa vitesh

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar për mediat idenë e tij për një duel të madh në kafaz mes dy prej ikonave të këtij sporti. Bëhet fjalë për një përballje mes Stipe Miocic, ish-kampion bote në peshën e rëndë dhe Jon Jones, ish-kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg).

Dana White ka deklaruar se kjo sfidë duhej të ishte organizuar vite më parë (UFC-218, në vitin 2018), por asokohe Jones u pezullua përkohësisht, pasi doli pozitiv në një test antidoping.

“Miocic është mbreti i peshës së rëndë, njeriu që ka arritur gjithçka në këtë Divizion dhe e meriton të quhet “the goat”. Ky është fakt. Pavarësisht se e humbi titullin, ai mund të rikthehet sërish në majë. Unë synoj një duel të munguar prej disa vitesh, atë ndaj Jon Jones. Nëse Jones e pranoj këtë sfidë, unë jam gati ta organizoj”, tha Dana White.

Jones (26 fitore, 1 humbje, 1 duel pa rezultat), që nxori vakant titullin e peshës “light heavyweight”, nuk duelon që prej shkurtit 2020. Ai ka deklaruar se synon të shpallet kampion edhe në peshën e rëndë, titull që mbahet nga Francis Ngannou. Ky i fundit e rrëmbeu këtë titull pikërhst ndaj Stipe Miocic dy muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat