Turneu “Lah Nimani”, sot zhvillohen meçet finale

Boksi

Turneu “Lah Nimani”, sot zhvillohen meçet finale

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:22
Turneu “Lah Nimani”, sot zhvillohen meçet finale

Sot përmbyllet turneu ndërkombëtar për të rinj “Lah Nimani”.

Sot do të zhvillohen meçet finale në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve.

Meçet nisin nga ora 12:00, teksa në garë janë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Danimarka e Sllovakia.

Kujtojmë se kjo është hera e 13-të që Federata e Boksit e Kosovës organizon këtë turne, në nderim të legjendës së boksit, Lah Nimanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat