Joshua rebelohet ndaj Furyt

Boksi

Joshua rebelohet ndaj Furyt

Më: 20 maj 2021 Në ora: 11:01
Joshua rebelohet ndaj Furyt

Situata e krijuar me boksierin Tyson Fury, i urdhëruar të duelojë brenda datës 15 shtator ndaj Deontay Wilder, ka acaruar pa masë Anthony Joshua. Ky i fundit dhe Fury kishin një marrëveshje për të dueluar mes tyre më 14 gusht, por tashmë kjo sfidë është drejt anullimit.

Joshua, kampion bote në peshën e rëndë (WBA, WBO, IBF) e ka quajtur Fury një mashtrues. Ai i ka dhënë 48 orët afat Fury të zgjidhë këtë çështje, në të kundërt do të përballet me ukrainasin Oleksandr Usyk. Ky i fundit është mandatuar nga WBO.

“E gjithë bota të pa më në fund se sa mashtrues që je. Ti e shkatërrove boksin. Gënjeve fansat e tu dhe i le vetëm.

Përdore emrin tim për të ndikuar tek ata dhe jo për të dueluar. Më sillni në ring çdo boksier që mund të ruajë korrektësinë në këtë biznes”, tha Joshua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat